Në kuadër të “Ditës së Hapur të Shkencës” dhe shënimit të “Ditës së Planetit Tokë”, sot në shkollën tonë u organizua një ekspozitë e veçantë me punime 3D nga lënda e biologjisë, si dhe eksperimente demonstrative nga kimia dhe fizika. Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të shpalosin aftësitë e tyre krijuese dhe t’i zbatojnë…
Lajmërimet
Një ditë plot ngjyra dhe gëzim për nxënësit e klasave të dyta!
Në shkollën tonë u zhvillua aktiviteti i veçantë jashtëmësimor “Pikturë dhe Vrapim”, një gërshetim i bukur i artit dhe sportit. Gjatë këtij organizimi, nxënësit patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre në pikturë, si dhe shkathtësitë e tyre fizike në garat e vrapimit. Ky aktivitet u realizua me sukses nën mentorimin e mësueseve Teuta Saliji dhe Labinota Berisha. Energjia…
Vizitë edukative në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në kuadër të aktiviteteve tona, realizuam një vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u njohëm nga afër me punën e institucionit ligjvënës.Nxënësit e klasave të nënta të shkollës sonë realizuan një vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup. Kjo vizitë u organizua në kuadër të lëndës…
Njoftim për Regjistrimin e Fëmijëve në Klasë të Parë
Njoftohen prindërit se gjatë muajit maj do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë. Kush duhet të regjistrohet? Dokumentacioni i nevojshëm: Për shkak të mbingarkesës së termineve gjatë muajit maj, prindërit udhëzohen të fillojnë me kohë kompletimin e dokumenteve vijuese: Shënim i rëndësishëm: Për ditën, datën dhe orën e saktë të regjistrimit të nxënësit, prindërit do…
“Lojërat e harruara” në Shtëpinë e Kulturës “Rexhai Iseni – Xhai”, në fshatin Mateç.
Në këtë shfaqje teatrale morën pjesë edhe nxënësit e shkollës sonë nga klasa e dytë deri në klasën e pestë, të cilët patën mundësinë të ndjekin një shfaqje argëtuese dhe edukative, duke përjetuar momente të bukura kulturore.
2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Më 2 Prill, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, realizuam një aktivitet të veçantë me nxënësit e shkollës sonë. Së bashku krijuam video me mesazhe dhe moto të ndryshme, ku secili prej tyre shprehu në mënyrën e vet rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe respektit për fëmijët me autizëm. Ky aktivitet u organizua nga defektologja e…
Gara Rajonale në lëndën e Biologjisë
Në garën rajonale të biologjisë, të organizuar nga Shoqata e Biologëve të Maqedonisë, nxënësit tanë treguan dije dhe rezultate të shkëlqyera. Me shumë kënaqësi njoftojmë se nxënësit e klasës së tetë, Aldrin Jahiu dhe Razije Saiti, nën mentorimin e mësueses Behide Dauti, u kualifikuan për garat SHTETËRORE. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim dhe jemi…
Seminari “Testimi Shtetëror për Klasat e Pesta”
Seminari “Testimi Shtetëror për Klasat e Pesta” u realizua me sukses në hapësirat e shkollës sonë. Ky aktivitet u udhëhoq nga pedagogu i shkollës Rashit Jahiu, si dhe mësueset Zejnepe Rexhepi dhe Letushe Sherifi, të cilët ndanë përvoja dhe udhëzime të vlefshme lidhur me procesin e testimit. Në seminar morën pjesë mësimdhënësit e klasave të…
Pensionimi
Në praninë e kolegëve dhe nxënësve, në një atmosferë festive dhe me një koktej modest, me shumë respekt dhe mirënjohje përcollëm në pension tre figura të çmuara të shkollës sonë: mësuesin e matematikës Ali Memeti, mësuesin e gjeografisë Avdirraman Destani dhe punëtorin higjienik Shenasi Idrizi. Për më shumë se 40 vite, ata kanë qenë shtyllë…
Dita e Numrit π (Pi)
Me rastin e Ditës së Numrit π (Pi), nxënësit përgatitën prezantime interesante për këtë numër shumë të veçantë në matematikë. Në prezantimet e tyre ata iu përgjigjën disa pyetjeve kryesore: • Pse 14 marsi është Dita e π-së? • Si është gjetur vlera e π-së? – një përmbledhje e shkurtër historike nga matematikanët e lashtë…
