Nxënësit e klasave të nënta, rrugës për në ekskursionin e tyre në Strugë, ndaluan për një vizitë edukative në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Aty ata u njohën nga afër me historinë e Kongresit të Alfabetit dhe rëndësinë e madhe të gjuhës sonë ndër vite. Kjo ndalesë ishte një përjetim i veçantë…
Lajmërimet
Nxënësit tanë shkëlqejnë në garat sportive të Shoqatës “Vllaznija”
Në garat sportive të organizuara nga Shoqata “Vllaznija”, me rastin e festës së Kurban Bajramit, nxënësit e SHFK “Faik Konica” arritën rezultate të shkëlqyera, duke e përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë. Rezultatet e arritura sipas disiplinave janë si vijon: Vrapim Djemtë: Vajzat: Stafeta 4×100 metra – vendi i parë Kërcim në së gjati Vajzat: Djemtë:…
Tradita vazhdon: Nxënësit vizitojnë Allashecën
Më 22 maj, Rrafshet e Allashecës, si çdo herë edhe këtë vit na dhuruan qetësi, freski dhe pamje mahnitëse që na kujtuan edhe një herë bukurinë që ofron natyra jonë.
Sukses i jashtëzakonshëm i nxënësve tanë në Olimpiadën Matematikore “Fuqia e Pikës”
Në Olimpiadën Matematikore “Fuqia e Pikës”, të mbajtur më 16.05.2026 në Shkup, nxënësit tanë arritën rezultate të shkëlqyera duke na zbardhur fytyrën me talentin dhe përkushtimin e tyre. Rezultatet e arritura sipas klasave dhe mentorëve udhëheqës: Nën udhëheqjen e mësueses Letushe Sherifi (Klasa V-1): Nën udhëheqjen e mësueses Neale Demiri (Klasa V-2): Nën udhëheqjen e…
LAJMËRIM
Bazuar në Ligjin për Arsimin Fillor (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 161/19), neni 8 dhe neni 6, paragrafi 4, SHFK “Faik Konica” – Sllupçan njofton prindërit e fëmijëve të lindur në vitin 2020 dhe janar 2021 se regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027 do të fillojë në këto data: Regjistrimi…
Drejt suksesit: Pjesëmarrja në garat ndërkombëtare “Kenguru”
Më 9 maj 2026, nxënës të klasave të dyta deri në të pestën morën pjesë në garat matematikore “Kenguru”, të organizuara në Fakultetin e Makinerisë në Shkup. Pjesëmarrja në këto gara është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit që të sfidojnë njohuritë e tyre, të zhvillojnë të menduarit logjik dhe të fitojnë përvoja të reja në fushën e…
Orë ekologjike: Edukimi përmes natyrës
Veprojmë sot për një mjedis më të pastër Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit, u zhvillua një orë ekologjike, e cila u pasua nga një aktivitet praktik te pishat. Në këtë nismë morën pjesë nxënësit së bashku me arsimtarët e shkencave natyrore, pedagogun, psikologun, defektologun, drejtorin e shkollës, si dhe kryetarin…
Hapat e parë drejt sigurisë rrugore
Mësim i rëndësishëm: Siguria rrugore! Salla jonë sportive u shndërrua në një “qytet të vogël”, ku nxënësit mësuan se si të jenë këmbësorë dhe shoferë të përgjegjshëm. Të njohësh rregullat e qarkullimit do të thotë të mbrosh jetën tënde dhe të shokëve! Edukimi i sotëm është siguria e tyre e nesërme! Ky aktivitet shkollor u…
Festë dhe Sukses: Shkolla Jonë Shënon Ditën e Saj
Në ambientet e shkollës sonë u zhvillua një manifestim i veçantë për të shënuar Ditën e Shkollës. Ky aktivitet bëri bashkë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe mysafirë, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione. Programi filloi me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, i cili theksoi rëndësinë e arsimit dhe përkushtimin e përbashkët për suksesin…
Orari i procesit mësimor për ShFK “Faik Konica”, Sllupçan
Njoftojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit se oraret e procesit mësimor për shkollën qendrore dhe ato periferike janë përgatitur në dokumente të veçanta. Për t’u informuar saktë mbi ndarjen e orëve, ju lutemi ta shkarkoni dokumentin që i përshtatet shkollës suaj nga lidhjet e mëposhtme.
