Veprojmë sot për një mjedis më të pastër
Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit, u zhvillua një orë ekologjike, e cila u pasua nga një aktivitet praktik te pishat. Në këtë nismë morën pjesë nxënësit së bashku me arsimtarët e shkencave natyrore, pedagogun, psikologun, defektologun, drejtorin e shkollës, si dhe kryetarin e komisionit ekologjik, mësuesin Bajram Ramadani.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.











