Turneu i futbollit të vogël në Komunën e Likovës mblodhi në një vend të gjithë pjesëmarrësit, duke dëshmuar se sporti i bashkon njerëzit, forcon miqësinë dhe promovon respektin e ndërsjellë. Shprehim mirënjohje për kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve tona. Mirënjohje e veçantë shkon për organizatoren, Shefen e Sektorit për Parandalim, mr. Lile Mlladenovska, për përkushtimin, mbështetjen…
All posts in Të ndryshme
Shëndeti fillon nga pjata: Nxënësit tanë shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit
16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit Sot, në shkollën tonë SHFK “Faik Konica” – Sllupçan, shënuam Ditën Botërore të Ushqimit — një ditë që na rikujton rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, kujdesit për shëndetin dhe vlerësimit të çdo kafshate. Përmes aktiviteteve edukative, nxënësit tanë përcollën mesazhe të rëndësishme për ushqyerjen e shëndetshme, shmangien e shpërdorimit të ushqimit dhe krijimin…
Faleminderit për 35 vite përkushtim: Përcillet në pension mësuesja Luljeta Asani
Sot, me emocione të veçanta, përcollëm në pension mësuesen tonë të çmuar, Luljeta Asani, e cila për plot 35 vite dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shkollën tonë. Me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e saj, ajo edukoi dhe udhëhoqi breza të tërë nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat e tyre. Kolektivi i…
Nxënësit tanë korrin suksese në garën matematike “Kupa e Anamoravës”
Më 5 dhe 6 qershor, në Kamenicë u mbajt edicioni i parë i garës matematike “Kupa e Anamoravës”. Në këtë garë u konkurrua në dy kategori: kategoria e parë përfshiu nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta, ndërsa kategoria e dytë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta. Në event morën pjesë nxënës nga Shkupi,…
Shkëlqejnë në Biologji: Nxënësit Tanë Korrin Suksese në Garat Republikane!
Me krenari njoftojmë se nxënësit e shkollës sonë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Garat Republikane të Biologjisë: Urime të përzemërta për nxënësit tanë të suksesshëm, si dhe mirënjohje e thellë për arsimtaren Behide Dauti, nën udhëheqjen dhe mentorimin e së cilës u arritën këto rezultate të larta. Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në…
Suksesi i Shkëlqyer i Nxënësve tanë në Garën Matematikore “Kënguri”
Klasa II-3 Klasa III-1 Klasa III-2 Klasa III-4 Klasa V-1 Klasa V-2 Klasa V-3 Klasa V-4 Urim Përmbyllës: Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen dhe suksesin e arritur në Garën Matematikore “Kënguri”! Me punë, përkushtim dhe dije, ata përfaqësuan denjësisht klasat dhe shkollën tonë. Suksese të mëtejshme në rrugëtimin e dijes!
Nis ekskursioni i klasave të nënta: Ndalesa e parë në Muzeun e Alfabetit në Manastir
Nxënësit e klasave të nënta, rrugës për në ekskursionin e tyre në Strugë, ndaluan për një vizitë edukative në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Aty ata u njohën nga afër me historinë e Kongresit të Alfabetit dhe rëndësinë e madhe të gjuhës sonë ndër vite. Kjo ndalesë ishte një përjetim i veçantë…
Nxënësit tanë shkëlqejnë në garat sportive të Shoqatës “Vllaznija”
Në garat sportive të organizuara nga Shoqata “Vllaznija”, me rastin e festës së Kurban Bajramit, nxënësit e SHFK “Faik Konica” arritën rezultate të shkëlqyera, duke e përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë. Rezultatet e arritura sipas disiplinave janë si vijon: Vrapim Djemtë: Vajzat: Stafeta 4×100 metra – vendi i parë Kërcim në së gjati Vajzat: Djemtë:…
Tradita vazhdon: Nxënësit vizitojnë Allashecën
Më 22 maj, Rrafshet e Allashecës, si çdo herë edhe këtë vit na dhuruan qetësi, freski dhe pamje mahnitëse që na kujtuan edhe një herë bukurinë që ofron natyra jonë.
Sukses i jashtëzakonshëm i nxënësve tanë në Olimpiadën Matematikore “Fuqia e Pikës”
Në Olimpiadën Matematikore “Fuqia e Pikës”, të mbajtur më 16.05.2026 në Shkup, nxënësit tanë arritën rezultate të shkëlqyera duke na zbardhur fytyrën me talentin dhe përkushtimin e tyre. Rezultatet e arritura sipas klasave dhe mentorëve udhëheqës: Nën udhëheqjen e mësueses Letushe Sherifi (Klasa V-1): Nën udhëheqjen e mësueses Neale Demiri (Klasa V-2): Nën udhëheqjen e…
