Më 5 dhe 6 qershor, në Kamenicë u mbajt edicioni i parë i garës matematike “Kupa e Anamoravës”. Në këtë garë u konkurrua në dy kategori: kategoria e parë përfshiu nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta, ndërsa kategoria e dytë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta. Në event morën pjesë nxënës nga Shkupi, Kumanova, Presheva, Bujanoci dhe Gjilani me rrethinë (Kamenicë, Novobërdë, Viti).
Pjesë e ekipit prej 8 nxënësish nga Kumanova dhe Likova ishin edhe tre nxënës të klasave të pesta nga shkolla jonë, të cilët arritën të kualifikoheshin nën mentorimin e mësimdhënëses së përkushtuar, Letushe Sherifi.
Gjithashtu, mësimdhënësja Vjosa Jashari Demiri, si përfaqësuese e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit për Kumanovë-Likovë, u mor me përzgjedhjen e ekipit përfaqësues. Së bashku me mësuesen Letushe Sherifi, ato shoqëruan ekipin dhe ishin pjesë aktive e organizimit të këtij evenimenti.
Shkolla falënderon pa masë mësimdhënëset dhe nxënësit për përfaqësimin dinjitoz të institucionit tonë në këto gara të rëndësishme të dijes.
Suksese të panumërta nxënësve në garat e radhës!




