Faleminderit për 35 vite përkushtim: Përcillet në pension mësuesja Luljeta Asani

Sot, me emocione të veçanta, përcollëm në pension mësuesen tonë të çmuar, Luljeta Asani, e cila për plot 35 vite dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shkollën tonë.

Me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e saj, ajo edukoi dhe udhëhoqi breza të tërë nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat e tyre.

Kolektivi i shkollës sonë i uron mësueses së nderuar shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe një pension të qetë e të mbushur me momente të bukura pranë familjes së saj.

Faleminderit për gjithçka, mësuese Luljeta! Gëzuar pensionin!