Turneu i futbollit të vogël në Komunën e Likovës mblodhi në një vend të gjithë pjesëmarrësit, duke dëshmuar se sporti i bashkon njerëzit, forcon miqësinë dhe promovon respektin e ndërsjellë. Shprehim mirënjohje për kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve tona. Mirënjohje e veçantë shkon për organizatoren, Shefen e Sektorit për Parandalim, mr. Lile Mlladenovska, për përkushtimin, mbështetjen…
Lajmërimet
Shëndeti fillon nga pjata: Nxënësit tanë shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit
16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit Sot, në shkollën tonë SHFK “Faik Konica” – Sllupçan, shënuam Ditën Botërore të Ushqimit — një ditë që na rikujton rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, kujdesit për shëndetin dhe vlerësimit të çdo kafshate. Përmes aktiviteteve edukative, nxënësit tanë përcollën mesazhe të rëndësishme për ushqyerjen e shëndetshme, shmangien e shpërdorimit të ushqimit dhe krijimin…
Me nxënësit e klasave të 9-ta: Bisedë e hapur mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien
Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese të shkollës, psikologia e shkollës, Shqipe Ajdini, realizoi një ligjëratë me nxënësit e klasave të 9-ta me temën: “Ruajtja e shëndetit mendor”. Gjatë këtij aktiviteti u diskutua për rëndësinë e shëndetit mendor, njohjen dhe menaxhimin e emocioneve, përballimin e stresit, vetëbesimin dhe kujdesin ndaj vetes. Gjithashtu, nxënësit patën mundësi të…
Pikniku i vjeshtës – Ditë e mbushur me lojë, arsim e shoqëri
Më 8 tetor, realizuam një piknik të këndshëm me nxënësit tanë, duke kaluar së bashku një ditë të mbushur me buzëqeshje, shoqëri dhe momente të paharrueshme. Përtej bankave shkollore, edhe natyra është një klasë ku nxënësit mësojnë të bashkëpunojnë, të argëtohen dhe të krijojnë kujtime të bukura së bashku. Faleminderit nxënësve dhe mësimdhënësve për atmosferën e…
Krenari për shkollën tonë: Përfaqësim dinjitoz në Olimpiadën Finale të Kengurit 2026
Ju njoftojmë se nxënësit tanë u bënë pjesë e Olimpiadës Finale të Garës së Kengurit 2026, ku morën pjesë nxënësit e renditur ndër më të mirët në garat e mëparshme. Shkollën tonë e përfaqësuan me dinjitet: Pjesëmarrja në një garë të tillë është një arritje më vete dhe dëshmi e punës, përkushtimit dhe dëshirës për…
Për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm!
Urime fillimin e vitit të ri shkollor! Me rastin e 1 Shtatorit, urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Suksese dhe mbarësi!
Faleminderit për 35 vite përkushtim: Përcillet në pension mësuesja Luljeta Asani
Sot, me emocione të veçanta, përcollëm në pension mësuesen tonë të çmuar, Luljeta Asani, e cila për plot 35 vite dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shkollën tonë. Me përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e saj, ajo edukoi dhe udhëhoqi breza të tërë nxënësish, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat e tyre. Kolektivi i…
Nxënësit tanë korrin suksese në garën matematike “Kupa e Anamoravës”
Më 5 dhe 6 qershor, në Kamenicë u mbajt edicioni i parë i garës matematike “Kupa e Anamoravës”. Në këtë garë u konkurrua në dy kategori: kategoria e parë përfshiu nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta, ndërsa kategoria e dytë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta. Në event morën pjesë nxënës nga Shkupi,…
Shkëlqejnë në Biologji: Nxënësit Tanë Korrin Suksese në Garat Republikane!
Me krenari njoftojmë se nxënësit e shkollës sonë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Garat Republikane të Biologjisë: Urime të përzemërta për nxënësit tanë të suksesshëm, si dhe mirënjohje e thellë për arsimtaren Behide Dauti, nën udhëheqjen dhe mentorimin e së cilës u arritën këto rezultate të larta. Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në…
Suksesi i Shkëlqyer i Nxënësve tanë në Garën Matematikore “Kënguri”
Klasa II-3 Klasa III-1 Klasa III-2 Klasa III-4 Klasa V-1 Klasa V-2 Klasa V-3 Klasa V-4 Urim Përmbyllës: Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen dhe suksesin e arritur në Garën Matematikore “Kënguri”! Me punë, përkushtim dhe dije, ata përfaqësuan denjësisht klasat dhe shkollën tonë. Suksese të mëtejshme në rrugëtimin e dijes!
