Fillimi i vitit shkollor 2020/ 21 në sh.f.k “Faik Konica” f. Sllupçan

Të nderuar nxënës dhe prind,

Ju informojmë që nesër, e enjte më datë 1.10.2020 nga ora 8:00 mësimi fillon me prani fizike vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.

Klasa e katër deri në të pestën, mësimi do të zhvillohet Online nga ora 8:00 përmes platformës nacionale për mësim në distancë.

Ndërkaq, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën mësimi gjithashtu do të jetë Online dhe fillon nga ora 12:00.

Shkollat tona periferike në f. Izvor, f. Allashec dhe f. Runicë do të nisin mësimin me prezencë fizike.

Vërejtje:

  • Orët zgjasin vetëm 30 minuta
  • Nuk lejohet prania e prindërve brenda oborrit të shkollës
  • Maskat janë obligative si nga ana e nxënësve ashtu edhe nga ana e mësimdhënësve

Me respekt,

Drejtor Rashit Jahiu