Nis ekskursioni i klasave të nënta: Ndalesa e parë në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Nxënësit e klasave të nënta, rrugës për në ekskursionin e tyre në Strugë, ndaluan për një vizitë edukative në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Aty ata u njohën nga afër me historinë e Kongresit të Alfabetit dhe rëndësinë e madhe të gjuhës sonë ndër vite.

Kjo ndalesë ishte një përjetim i veçantë kulturor dhe arsimor për të gjithë nxënësit.

Tanimë, ata kanë arritur shëndosh e mirë dhe janë akomoduar në Strugë. Ju urojmë një ekskursion të bukur dhe plot momente të paharrueshme!