Në garat sportive të organizuara nga Shoqata “Vllaznija”, me rastin e festës së Kurban Bajramit, nxënësit e SHFK “Faik Konica” arritën rezultate të shkëlqyera, duke e përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë.
Rezultatet e arritura sipas disiplinave janë si vijon:
Vrapim
Djemtë:
- 60 metra (klasa III): Blerand Memeti – vendi i parë
- 60 metra (klasa IV): Unik Rexhepi – vendi i tretë
- 100 metra (klasa V): Rrezart Alija – vendi i tretë
- 100 metra (klasa V): Lorik Ajdini – vendi i tretë
- 200 metra (klasa VI): Berat Elezi – vendi i parë
Vajzat:
- 100 metra (klasa V): Tuana Nuhija – vendi i parë
- 100 metra (klasa V): Dafina Asani – vendi i dytë
- 100 metra (klasa V): Tuana Memeti – vendi i tretë
- 150 metra (klasa VI): Besarta Limani – vendi i dytë
Stafeta 4×100 metra – vendi i parë
- Ekipi përbëhej nga: Tuana Nuhija, Rrezart Alija, Lorik Ajdini dhe Berat Elezi.
Kërcim në së gjati
Vajzat:
- Tuana Nuhija – vendi i parë (327 cm)
- Dafina Asani – vendi i dytë (302 cm)
Djemtë:
- Berat Elezi – vendi i parë (370 cm)
Hedhja e gjyles
- Arion Elezi – vendi i tretë
Tërheqje me litar – vendi i dytë
- Ekipi: Enik Demiri, Mumin Sadiki, Besir Iseni, Berat Elezi dhe Arion Elezi.
Përgëzime të përzemërta për të gjithë nxënësit pjesëmarrës për sukseset dhe angazhimin e treguar! Një mirënjohje e veçantë shkon për arsimtarët e Edukimit Fizik dhe Shëndetësor (AFSH), Ilir Bajrami dhe Shaip Iljazi, si dhe për drejtorin e shkollës, Arburim Ajdini, për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.

