Bazuar në Ligjin për Arsimin Fillor (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 161/19), neni 8 dhe neni 6, paragrafi 4, SHFK “Faik Konica” – Sllupçan njofton prindërit e fëmijëve të lindur në vitin 2020 dhe janar 2021 se regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027 do të fillojë në këto data:
- 20.05.2026 – Fshati Sllupçan
- 21.05.2026 – Fshati Orizare
Regjistrimi do të bëhet në ambientet e shërbimit profesional të shkollës qendrore, nga ora 09:30 deri në ora 12:00.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
- Certifikata e lindjes së nxënësit (fotokopje);
- Vërtetim për vaksinat e pranuara – Likovë;
- Vërtetim nga oftalmologu (mjeku specialist i syve);
- Vërtetim nga stomatologu – Likovë.
JU MIRËPRESIM!
Shërbimi profesional i shkollës

