Gara e diturisë: Shkëlqejnë nxënësit e shkollës sonë

Në ambientet e shkollës sonë u zhvilluan garat për njohuri të përgjithshme, ku nxënësit treguan përgatitje të shkëlqyer, shkathtësi dhe një frymë të fortë garuese. Përmes pyetjeve nga lëndë të ndryshme ata patën mundësinë të dëshmojnë dijet dhe aftësitë e tyre në një atmosferë dinamike dhe motivuese.

Pas një gare të fortë dhe mjaft interesante, rezultatet përfundimtare ishin:

Klasat VI:

  • Vendi i parë: VI-2
  • Vendi i dytë: VI-3
  • Vendi i tretë: VI-1

Klasat VII:

  • Vendi i parë: VII-3
  • Vendi i dytë: VII-2
  • Vendi i tretë: VII-1

Klasat VIII:

  • Vendi i parë: VIII-2
  • Vendi i dytë: VIII-4
  • Vendi i tretë: VIII-3

Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen dhe suksesin e treguar!