Finalja e madhe në garat e futbollit

Finalja në futboll, e zhvilluar ndërmjet klasave 9/1 dhe 8/4, solli emocione të mëdha dhe një rivalitet të fortë sportiv. Ndeshja ishte mjaft e barabartë dhe përfundoi me rezultatin 2:2, ku të dyja ekipet treguan lojë të bukur, përkushtim dhe shpirt gare deri në minutat e fundit.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, fituesi u përcaktua përmes gjuajtjes së penalltive. Klasa 8/4 u tregua më e saktë dhe më e përqendruar, duke triumfuar me rezultat 2:0.

Urime nxënësve të klasës 8/4 për fitoren e merituar! Gjithashtu, përgëzime të dyja ekipeve për paraqitjen dinjitoze dhe frymën e lartë sportive të treguar gjatë gjithë lojës.


Komisioni organizativ:

  • Mervan Fetahu
  • Shefik Isaku
  • Naser Ajdini
  • Ilir Bajrami