Sukses dhe Emocione në Kuizin e Diturisë për Klasat e IX-ta

Një garë plot dinamizëm u zhvillua në kuadër të “Kuizit të Diturisë” me nxënësit e klasave të nënta. Pjesëmarrësit dëshmuan njohuri të gjera dhe një shpirt të lartë gare, duke e shndërruar këtë aktivitet në një përvojë mjaft interesante dhe motivuese për të gjithë.

Rezultatet përfundimtare:

  • Vendi i parë: Klasa 9/1
  • Vendi i dytë: Klasa 9/4
  • Vendi i tretë: Klasa 9/2
  • Vendi i katërt: Klasa 9/3

Komisioni vlerësues: Gazmend Arifi, Sevim Avdiu, Mirsad Memeti dhe Ali Iljazi.

Moderimi: Aktiviteti u moderua me sukses nga mësuesja Arijeta Ibishi Deari.

Urime të gjithë nxënësve për angazhimin, përgatitjen dhe suksesin e treguar!