Një atmosferë plot entuziazëm dhe garë të shëndetshme mbizotëroi gjatë zhvillimit të kuizit të njohurive nga lëndët e përgjithshme me nxënësit e klasave të pesta. Ata treguan dije, shkathtësi dhe bashkëpunim të shkëlqyer, duke dëshmuar përkushtimin e tyre në mësim.
Pas një gare interesante dhe sfiduese, rezultatet përfundimtare ishin:
- Vendi i parë: Klasa 5/1
- Vendi i dytë: Klasa 5/4
- Vendi i tretë: Klasa 5/2
- Vendi i katërt: Klasa 5/3
Komisioni vlerësues: Hidavere Zumberi, Teuta Saliji, Florin Deari dhe Labinota Berisha.
Kuizi u moderua nga mësuesja Shengjyle Aziri.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe suksesin e treguar!










