U realizua me sukses “Kuizi i Diturisë” për klasat e katërta, një aktivitet ku nxënësit shpalosën njohuritë, shkathtësitë dhe frymën e tyre garuese në një atmosferë plot gjallëri dhe motivim.
Pas një sfide mjaft interesante dhe emocionuese, rezultatet përfundimtare u renditën si vijon:
- Vendi i parë: Klasa 4-2, nën udhëheqjen e mësueses Arlinda Ramadani
- Vendi i dytë: Klasa 4-4, nën udhëheqjen e mësueses Gentiana Memeti
- Vendi i tretë: Klasa 4-3, nën udhëheqjen e mësueses Rexhije Sadiku
- Vendi i katërt: Klasa 4-1, nën udhëheqjen e mësuesit Bajram Hasani
Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e nxitjes së dijes dhe bashkëpunimit, duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe sukseseve të reja.





