Një garë plot dinamizëm u zhvillua në kuadër të “Kuizit të Diturisë” me nxënësit e klasave të nënta. Pjesëmarrësit dëshmuan njohuri të gjera dhe një shpirt të lartë gare, duke e shndërruar këtë aktivitet në një përvojë mjaft interesante dhe motivuese për të gjithë.
Rezultatet përfundimtare:
- Vendi i parë: Klasa 9/1
- Vendi i dytë: Klasa 9/4
- Vendi i tretë: Klasa 9/2
- Vendi i katërt: Klasa 9/3
Komisioni vlerësues: Gazmend Arifi, Sevim Avdiu, Mirsad Memeti dhe Ali Iljazi.
Moderimi: Aktiviteti u moderua me sukses nga mësuesja Arijeta Ibishi Deari.
Urime të gjithë nxënësve për angazhimin, përgatitjen dhe suksesin e treguar!








