Më 8 tetor, realizuam një piknik të këndshëm me nxënësit tanë, duke kaluar së bashku një ditë të mbushur me buzëqeshje, shoqëri dhe momente të paharrueshme.
Përtej bankave shkollore, edhe natyra është një klasë ku nxënësit mësojnë të bashkëpunojnë, të argëtohen dhe të krijojnë kujtime të bukura së bashku.
Faleminderit nxënësve dhe mësimdhënësve për atmosferën e mrekullueshme dhe energjinë pozitive që e bëri këtë ditë kaq të veçantë!
Momente të bukura, kujtime që mbeten!


