Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese të shkollës, psikologia e shkollës, Shqipe Ajdini, realizoi një ligjëratë me nxënësit e klasave të 9-ta me temën: “Ruajtja e shëndetit mendor”.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutua për rëndësinë e shëndetit mendor, njohjen dhe menaxhimin e emocioneve, përballimin e stresit, vetëbesimin dhe kujdesin ndaj vetes. Gjithashtu, nxënësit patën mundësi të shprehin mendimet e tyre dhe të reflektojnë mbi mënyrat se si mund të ruajnë mirëqenien emocionale dhe psikologjike.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve për rëndësinë e shëndetit mendor, nxitja e komunikimit të hapur dhe promovimi i kërkimit të ndihmës profesionale kur ajo është e nevojshme.



