Fituesit e Kuizit të Diturisë – Klasat IV

U realizua me sukses “Kuizi i Diturisë” për klasat e katërta, një aktivitet ku nxënësit shpalosën njohuritë, shkathtësitë dhe frymën e tyre garuese në një atmosferë plot gjallëri dhe motivim.

Pas një sfide mjaft interesante dhe emocionuese, rezultatet përfundimtare u renditën si vijon:

  • Vendi i parë: Klasa 4-2, nën udhëheqjen e mësueses Arlinda Ramadani
  • Vendi i dytë: Klasa 4-4, nën udhëheqjen e mësueses Gentiana Memeti
  • Vendi i tretë: Klasa 4-3, nën udhëheqjen e mësueses Rexhije Sadiku
  • Vendi i katërt: Klasa 4-1, nën udhëheqjen e mësuesit Bajram Hasani

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e nxitjes së dijes dhe bashkëpunimit, duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit dhe sukseseve të reja.