Psikologia e shkollës, Shqipe Ajdini, zhvilloi një takim me nxënësit e klasave të nënta, ku prezantoi temën “Orientimi profesional”.
Gjatë këtij prezantimi, nxënësit patën mundësinë të informohen mbi rëndësinë e njohjes së vetes, identifikimin e aftësive dhe të interesave personale, si dhe mbi zgjedhjen e drejtimit të duhur për vazhdimin e shkollimit dhe të karrierës së tyre në të ardhmen. Ky aktivitet synon të ndihmojë nxënësit në marrjen e vendimeve më të vetëdijshme për të ardhmen e tyre profesionale.


