Nxënësit tanë shkëlqejnë në garat sportive të Shoqatës “Vllaznija”

Në garat sportive të organizuara nga Shoqata “Vllaznija”, me rastin e festës së Kurban Bajramit, nxënësit e SHFK “Faik Konica” arritën rezultate të shkëlqyera, duke e përfaqësuar me dinjitet shkollën tonë.

Rezultatet e arritura sipas disiplinave janë si vijon:

Vrapim

Djemtë:

  • 60 metra (klasa III): Blerand Memeti – vendi i parë
  • 60 metra (klasa IV): Unik Rexhepi – vendi i tretë
  • 100 metra (klasa V): Rrezart Alija – vendi i tretë
  • 100 metra (klasa V): Lorik Ajdini – vendi i tretë
  • 200 metra (klasa VI): Berat Elezi – vendi i parë

Vajzat:

  • 100 metra (klasa V): Tuana Nuhija – vendi i parë
  • 100 metra (klasa V): Dafina Asani – vendi i dytë
  • 100 metra (klasa V): Tuana Memeti – vendi i tretë
  • 150 metra (klasa VI): Besarta Limani – vendi i dytë

Stafeta 4×100 metra – vendi i parë 

  • Ekipi përbëhej nga: Tuana Nuhija, Rrezart Alija, Lorik Ajdini dhe Berat Elezi.

Kërcim në së gjati

Vajzat:

  • Tuana Nuhija – vendi i parë (327 cm)
  • Dafina Asani – vendi i dytë (302 cm)

Djemtë:

  • Berat Elezi – vendi i parë (370 cm)

Hedhja e gjyles

  • Arion Elezi – vendi i tretë

Tërheqje me litar – vendi i dytë

  • Ekipi: Enik Demiri, Mumin Sadiki, Besir Iseni, Berat Elezi dhe Arion Elezi.

Përgëzime të përzemërta për të gjithë nxënësit pjesëmarrës për sukseset dhe angazhimin e treguar! Një mirënjohje e veçantë shkon për arsimtarët e Edukimit Fizik dhe Shëndetësor (AFSH), Ilir Bajrami dhe Shaip Iljazi, si dhe për drejtorin e shkollës, Arburim Ajdini, për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.