Seminari “Testimi Shtetëror për Klasat e Pesta” u realizua me sukses në hapësirat e shkollës sonë.
Ky aktivitet u udhëhoq nga pedagogu i shkollës Rashit Jahiu, si dhe mësueset Zejnepe Rexhepi dhe Letushe Sherifi, të cilët ndanë përvoja dhe udhëzime të vlefshme lidhur me procesin e testimit.
Në seminar morën pjesë mësimdhënësit e klasave të ulëta, duke kontribuar në diskutime konstruktive dhe shkëmbim idesh për përmirësimin e cilësisë së vlerësimit të nxënësve.
Ky organizim shërbeu si një mundësi e mirë për ngritje profesionale dhe bashkëpunim mes kolegëve.



