Në sallën e Komunës së Kumanovës, nxënës të caktuar të klasës së 8 dhe 9 të shkollës sonë ( 17 nxënës), nën kujdesin dhe shoqërimin e arsimtarëve Bajram Ramadani dhe Nuran Fazliu, morën pjesë në kuizin për njohuri të përgjithshme organizuar nga MPB- Sektori për Preventivë në bashkpunim me Këshillin e komunës së Kumanovës.
Kjo garë është vetëm me nxënësit e shkollave fillore shqipe në komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Nxënësit e shkollës sonë “Faik Konica” që janë kualifikuar për në finale në kuizin e organizuar nga MPB-Sektori për Preventivë janë:
- Alina Saliji
- Vlera Sherifi
- Filiz Alija
- Seid Selmani
- Anisa Ameti
Urime dhe suksese në finale!






