Hapat e parë drejt sigurisë rrugore

Mësim i rëndësishëm: Siguria rrugore!

Salla jonë sportive u shndërrua në një “qytet të vogël”, ku nxënësit mësuan se si të jenë këmbësorë dhe shoferë të përgjegjshëm. Të njohësh rregullat e qarkullimit do të thotë të mbrosh jetën tënde dhe të shokëve!

Edukimi i sotëm është siguria e tyre e nesërme! Ky aktivitet shkollor u realizua me nxënësit e klasave të dyta, nën mentorimin e mësueses Teuta Saliji dhe mësueses Labinota Berisha.