Në praninë e kolegëve dhe nxënësve, në një atmosferë festive dhe me një koktej modest, me shumë respekt dhe mirënjohje përcollëm në pension tre figura të çmuara të shkollës sonë: mësuesin e matematikës Ali Memeti, mësuesin e gjeografisë Avdirraman Destani dhe punëtorin higjienik Shenasi Idrizi.
Për më shumë se 40 vite, ata kanë qenë shtyllë e fortë e institucionit tonë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin, formimin dhe mirëqenien e shumë gjeneratave. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për punën, ata lanë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve.
Falë tyre, shkolla jonë nuk ishte vetëm një vend mësimi, por një vatër edukimi, respekti dhe vlerash njerëzore.
Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe shumë vite të qeta e të lumtura pranë familjeve tuaja. Le të jetë kjo një fazë e re e jetës suaj, e mbushur me gëzim, krenari dhe kujtime të bukura nga rrugëtimi juaj i gjatë dhe i suksesshëm!
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë!














