Kuizi për njohuri të përgjithshme nga MPB- Sektori për Preventivë në bashkpunim me Këshillin e komunës së Kumanovës.

Në sallën e Komunës së Kumanovës, nxënës të caktuar të klasës së 8 dhe 9 të shkollës sonë ( 17 nxënës), nën kujdesin dhe shoqërimin e arsimtarëve Bajram Ramadani dhe Nuran Fazliu, morën pjesë në kuizin për njohuri të përgjithshme organizuar nga MPB- Sektori për Preventivë në bashkpunim me Këshillin e komunës së Kumanovës.

Kjo garë është vetëm me nxënësit e shkollave fillore shqipe në komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Nxënësit e shkollës sonë “Faik Konica” që janë kualifikuar për në finale në kuizin e organizuar nga MPB-Sektori për Preventivë janë:

  • Alina Saliji
  • Vlera Sherifi
  • Filiz Alija
  • Seid Selmani
  • Anisa Ameti

Urime dhe suksese në finale!