Urime dita e patronatit të shkollës!

Të nderuar prind, nxënës dhe kolegë,
Më lejoni që në emër tim personal dhe në emrin e shkollës fillore komunale ‘Faik Konica’ në f. Sllupçan të ju uroj ditën e patronatit të shkollës tonë. Sh.F.K “Faik Konica” që nga 1959 dhe deri më tani prodhon dhe jep kuadro dhe gjenerata të suksesshme. Kjo shkollë si shtyllë mes dy fshatrave Sllupçan dhe Orizare është burim i dijes dhe përparimit të rinisë tonë. Ta mirëmbajmë dhe të vazhdojmë të jemi ikonë e dijes në rajonin tonë.
Me plot respekt,
i juaji,
Drejtor Rashit Jahiu