Shëndeti fillon nga pjata: Nxënësit tanë shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit

16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit

Sot, në shkollën tonë SHFK “Faik Konica” – Sllupçan, shënuam Ditën Botërore të Ushqimit — një ditë që na rikujton rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, kujdesit për shëndetin dhe vlerësimit të çdo kafshate.

Përmes aktiviteteve edukative, nxënësit tanë përcollën mesazhe të rëndësishme për ushqyerjen e shëndetshme, shmangien e shpërdorimit të ushqimit dhe krijimin e shprehive të mira që në fëmijëri.

…sepse një fëmijë që ushqehet shëndetshëm sot, ndërton një të ardhme më të shëndetshme nesër!

Falënderojmë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në shënimin e kësaj dite.

Ushqehu shëndetshëm, jeto shëndetshëm!