Krenari për shkollën tonë: Përfaqësim dinjitoz në Olimpiadën Finale të Kengurit 2026

Ju njoftojmë se nxënësit tanë u bënë pjesë e Olimpiadës Finale të Garës së Kengurit 2026, ku morën pjesë nxënësit e renditur ndër më të mirët në garat e mëparshme.

Shkollën tonë e përfaqësuan me dinjitet:

  • Blerand Berisha – Klasa III (Mësuese: Hidavere Zumberi)
  • Zehra Abazi – Klasa III (Mësuese: Hidavere Zumberi)
  • Engjëll Sherifi – Klasa VI (Mësuese: Letushe Sherifi)

Pjesëmarrja në një garë të tillë është një arritje më vete dhe dëshmi e punës, përkushtimit dhe dëshirës për të ditur e për të përparuar.

ShFK “Faik Konica”

Dituria është rruga drejt suksesit!