Me krenari njoftojmë se nxënësit e shkollës sonë kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Garat Republikane të Biologjisë:
- Aldrin Jahiu – Çmimi i dytë
- Razije Saiti – Çmimi i katërt (Lëvdatë)
Urime të përzemërta për nxënësit tanë të suksesshëm, si dhe mirënjohje e thellë për arsimtaren Behide Dauti, nën udhëheqjen dhe mentorimin e së cilës u arritën këto rezultate të larta.
Ju urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj të ardhshëm drejt dijes!
