Në Olimpiadën Matematikore “Fuqia e Pikës”, të mbajtur më 16.05.2026 në Shkup, nxënësit tanë arritën rezultate të shkëlqyera duke na zbardhur fytyrën me talentin dhe përkushtimin e tyre.
Rezultatet e arritura sipas klasave dhe mentorëve udhëheqës:
Nën udhëheqjen e mësueses Letushe Sherifi (Klasa V-1):
- Florian Alija – Vendi i dytë
- Lorik Ajdini – Vendi i dytë
- Rrezart Alija – Mirënjohje
- Lorik Saiti – Mirënjohje
Nën udhëheqjen e mësueses Neale Demiri (Klasa V-2):
- Eslem Fejzuli – Vendi i dytë
Nën udhëheqjen e mësueses Genta Memeti (Klasa IV-4):
- Selman Selmani – Vendi i dytë
- Omer Selmani – Mirënjohje
Urime nga zemra të gjithë nxënësve për angazhimin, suksesin e merituar dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë! Ju dëshirojmë shumë fat dhe suksese të reja në garat e ardhshme!




