Në ambientet e shkollës sonë u zhvillua një manifestim i veçantë për të shënuar Ditën e Shkollës. Ky aktivitet bëri bashkë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe mysafirë, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione.
Programi filloi me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, i cili theksoi rëndësinë e arsimit dhe përkushtimin e përbashkët për suksesin e nxënësve. Në vijim, nxënësit prezantuan një program të pasur artistik me recitime, këngë, valle dhe skeçe, duke shfaqur talentin dhe kreativitetin e tyre.
Një pjesë e veçantë iu kushtua arritjeve të shkollës gjatë vitit, me ç’rast u ndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësit më të dalluar. Atmosfera ishte e mbushur me entuziazëm, duartrokitje dhe krenari për punën dhe sukseset e përbashkëta.
Po ashtu, u organizua me shumë sukses “Tregu i Shkollës”, një aktivitet i veçantë që solli gjallëri dhe bashkëpunim mes nxënësve. Ata prezantuan produkte të ndryshme, duke shfaqur aftësi sipërmarrëse dhe ide kreative. Ky aktivitet shërbeu si një përvojë e vlefshme praktike për zhvillimin e shkathtësive sociale dhe ekonomike të nxënësve.
Ky manifestim, përveçse festoi traditën dhe historinë e shkollës, forcoi edhe ndjenjën e komunitetit dhe bashkëpunimin mes të gjithë pjesëmarrësve.
Foto: Ardian Kadriu

















