Në shkollën tonë u zhvillua aktiviteti i veçantë jashtëmësimor “Pikturë dhe Vrapim”, një gërshetim i bukur i artit dhe sportit. Gjatë këtij organizimi, nxënësit patën mundësinë të shpalosin talentin e tyre në pikturë, si dhe shkathtësitë e tyre fizike në garat e vrapimit.
Ky aktivitet u realizua me sukses nën mentorimin e mësueseve Teuta Saliji dhe Labinota Berisha. Energjia dhe përkushtimi i nxënësve e bënë këtë ditë mjaft mbresëlënëse.
Bravo të gjithë pjesëmarrësve për rezultatet dhe frymën sportive të treguar!









