Njoftohen prindërit se gjatë muajit maj do të bëhet regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë.
Kush duhet të regjistrohet?
- Të gjithë fëmijët e lindur gjatë vitit 2020.
- Fëmijët e lindur deri më 31.01.2021 (regjistrimi bëhet me kërkesë të prindit dhe pas marrjes së mendimit nga shërbimi profesional).
Dokumentacioni i nevojshëm:
Për shkak të mbingarkesës së termineve gjatë muajit maj, prindërit udhëzohen të fillojnë me kohë kompletimin e dokumenteve vijuese:
- Certifikata e lindjes (pa marrë parasysh datën e lëshimit).
- Vërtetimi për pranimin e vaksinave.
- Vërtetimi nga oftalmologu (kontrolli i syve).
- Vërtetimi nga stomatologu.
- Për fëmijët me nevoja të veçanta: Nevojitet edhe mendimi nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale (sipas KNF-së).
Shënim i rëndësishëm: Për ditën, datën dhe orën e saktë të regjistrimit të nxënësit, prindërit do të njoftohen personalisht përmes ftesës.
Sllupçan, 17.04.2026
Drejtori, Arburim Ajdini
