Më 2 Prill, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, realizuam një aktivitet të veçantë me nxënësit e shkollës sonë.
Së bashku krijuam video me mesazhe dhe moto të ndryshme, ku secili prej tyre shprehu në mënyrën e vet rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe respektit për fëmijët me autizëm.
Ky aktivitet u organizua nga defektologja e shkollës Sumeja Ganiji në bashkëpunim me psikologen e shkollës dhe asistenten arsimore me qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin dhe të nxisim empatinë tek nxënësit.
Sepse çdo fëmijë është UNIK dhe meriton të kuptohet, të mbështetet dhe të pranohet ashtu siç është.




