Dita e Numrit π (Pi)

Me rastin e Ditës së Numrit π (Pi), nxënësit përgatitën prezantime interesante për këtë numër shumë të veçantë në matematikë.

Në prezantimet e tyre ata iu përgjigjën disa pyetjeve kryesore: • Pse 14 marsi është Dita e π-së?

• Si është gjetur vlera e π-së? – një përmbledhje e shkurtër historike nga matematikanët e lashtë deri te llogaritjet moderne.

• Ku e hasim π-në në jetën e përditshme?

• Cilat objekte të rëndësishme antike apo moderne lidhen me këtë numër?

Përmes këtyre prezantimeve, nxënësit zbuluan se π nuk është vetëm një numër në libra, por një koncept që shfaqet në shumë forma rreth nesh – nga rrethet në natyrë deri te arkitektura dhe teknologjia.

Në fund të aktivitetit, nxënësit morën edhe dhurata simbolike si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për arsimtaren e matematikës Vjosa Jashari Demiri, për organizimin e aktivitetit, si dhe për drejtorinë dhe komisionin e arsimtarëve të matematikës: Ali Mehmeti, Ermira Qaili dhe Bukurie Alija, për mbështetjen dhe vlerësimin e kësaj iniciative të bukur edukative.