Në kuadër të shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, iu nda mirënjohje mësueses së dalluar të kolektivit tonë, Luljeta Asani, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj profesionit të saj ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Po ashtu, mirënjohje iu nda edhe nxënëses së dalluar Loresa Tairi, e cila me sukseset e saj në mësime, sjelljen shembullore dhe angazhimin e vazhdueshëm paraqet një model të shkëlqyer për bashkëmoshatarët.
Urime dhe suksese!
Me respekt,
Arburim Ajdini, drejtor
ShFK Faik Konica

