Përmes sportit kundër dhunës!

Turneu i futbollit të vogël në Komunën e Likovës mblodhi në një vend të gjithë pjesëmarrësit, duke dëshmuar se sporti i bashkon njerëzit, forcon miqësinë dhe promovon respektin e ndërsjellë.

Shprehim mirënjohje për kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, për mbështetjen e vazhdueshme të projekteve tona.

Mirënjohje e veçantë shkon për organizatoren, Shefen e Sektorit për Parandalim, mr. Lile Mlladenovska, për përkushtimin, mbështetjen dhe kontributin e saj të palodhshëm në realizimin e këtij aktiviteti. Ju falënderojmë për bashkëpunimin e suksesshëm dhe për përpjekjet tuaja në promovimin e parandalimit, sigurisë dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Një falënderim i veçantë i dedikohet shkollës SHFK “Dituria” – Likovë, si nikoqire e këtij aktiviteti, për mikpritjen dhe krijimin e një atmosfere të mrekullueshme sportive, si dhe mësimdhënësve tanë të Edukatës Fizike (Mervan Fetahu, Ilir Bajrami, Shaip Iljazi dhe Shefik Isaku).

Përmes sportit kundër dhunës!

Sporti na bashkon, na mëson respektin dhe na afron drejt një shoqërie më të sigurt, më paqësore dhe më miqësore.

Së bashku për sportin, respektin dhe paqen!